Brezovica me Qendër të Re Skijimi

Një studim i madh realizuar nga një prej ndërtuesve kryesorë të qendrave të skijimit në botë pritet të paraqes planet për një qendër dimërore, të gjerë, në afërsi të vendskijimeve ekzistuese në Brezovicë.

Ky plan i zgjeruar për një qendër të re për skijim – e cila do të jetë pesë herë më e madhe se qendra e Mavrovës në Maqedoni – do të duhet të shpallet me 6 shkurt, duke treguar propozimet e detajuara për qendrën e re.

Hulumtimi është bërë nga Ecosign Europa, një kompani e madhe në ndërtimin e qendrave të skijimit, pranë Hoëarth HTL, konsulent për industrinë e turizmit dhe Projekt AD.

Komisioni Europian vitin e kaluar e ka financuar projektin me 200,000 euro pas një ankete fillestare të bërë në këtë fushë, që rezultoi se lokacioni i ri ka potencialin më të madh për një qendre të re për skijim në Ballkan.

Dhe pas përpjekjeve të pothuajse një dekade për shitje të qendrës kryesore për skijim të Kosovës, ky propozim do t’i shmangë çështjet e vështira se si të privatizohen teleferikët aktualë.

Pjesa e parë e planit madhështor, gjithashtu e hartuar nga qendra ndërkombëtare për skijim Ecosign, është miratuar edhe nga Qeveria e Kosovës.

Plani propozon që zona e re e skijimit të rivendoset në një lokacion të ri malor, një fshat turistik, me pesë teleferik kryesorë dhe me më shumë se 25 km pista për skijim.
Continue reading

Posted in Lajme Ditore | Tagged , , , | Leave a comment

13 Janar, Fundjava

Nuk ju kemi shkru ne faqe qe prej rastit kur era dhe bora e madhe shkaktoj probleme ne rrjetin elektrik po me siguri na keni percjelle ne faqen tone ne facebook dhe jeni informu per ma te  rejat pas ati rasti. Gjate ksaj jave ka ra bore her pas here dhe ka mjaftushem per skijim, rruga deri tash eshte e hapun dhe e pastrune po per siguri eshte mire me i pas paisjet e dimrit per veture. Sa i perket teleferikeve dyshi i vjeter ka punu gati vazhdimisht ndersa munet me ndodh qe neser leshohet edhe dyshi i ri.

Posted in Lajme Ditore | Leave a comment

Lajm i ri, 7 Janar

Momentalisht Brezovica eshte pa rryme. Ekipi eshte duke e sanuar demin e shkaktuar prej eres. Nuk po punon asnje lift dhe rruga per atje eshte e bllokuar. Eshte formu nje kolone e madhe e kerreve prej Elektrokosoves deri poshte te kthesa. Po bie ende bore por me pak. Sasia e bores eshte permbi 1 meter !!! Nuk dihet a do te punojne edhe neser. Lajmi vjen prej SnowNjeri-it.

Posted in Lajme Ditore | Leave a comment

Eshte leshu dyshi i vjeter

Sot eshte leshu teleferiku i vjeter me dy ulese ndersa teleferiku per fillestare eshte leshu para disa diteve. I riu eshte ende jashte funksionit per shkak te prishjes se nje pjese mekanike, zavendesimi, i cili pritet te arrije shume shpejt. Sa i perket Vitit te Ri ne Brezovice, hotelet dhe shtepite private ne zonen e ski qendres jane totalisht te rezervuara. Nuk ka asnje vend te lire./snownjeri

Posted in Lajme Ditore | Leave a comment

Jo edhe kete jave

Edhe pershkak te numrit te madhe te vizitoreve rreth 200 sa ishe kete te shtune dhe te diel skiliftat nuk kan punu. Snownjerit i ishte premtu nga drejtori gjeneral i Brezovices se sezona hapet kete te shtune qe shkoj po kjo nuk ndodhi, sipas zyrtareve te Brezovices kjo pershkak se KEK-u kishte shkyq nga rrjeti elektrik skiliftat dhe Hotelin Molika. Pas ksaj eshte punu ne skilifta dhe eshte prit leje nga Prishtina per me u leshu, si duket leja nuk i eshte jap dhe skiliftat nuk jan leshu. Me shume gjasa sezona hapet kete fundjave qe po vjen pra para vitit te ri.

Posted in Lajme Ditore | Leave a comment