Në fund të nëntorit të vitit të kaluar AKP per RTK-n tha se privatizimi i Kompleksit Turistik Brezovica është shtyrë per shkaqe teknike duke deklaruar se ngecja e privatizimit nuk po bëhet për shkak të ndërhyerjeve politike serbe dhe se tërheqja e tri ndërmarrjeve periferike është bërë për arsyen e dhënë më lart. Jozyrtarisht ishte marrur vesh se tërheqja e këtyre ndërmarrjeve nga procesi i privatizimit është bërë për shkak se AKP-ja nuk kishte marrë më parë pëlqimin e serbëve lokalë. Ndërkohë, zëvendës drejtori i AKP-së, Shkumbin Bicaj pohonte se privatizimi i këtij kompleksi do të fillojë gjatë vitit të ardhshëm, megjithatë ne jemi ne mesin e këtij viti dhe ende nuk ka ndonjë të re rreth kësaj.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, privatizimi sa më i shpejtë i këtij kompleksi do ta rigjallëronte dukshëm turizmin vendor. Ndërsa neve na mbetet të presim, të shohim e te shpresojm për ndryshime më të mira.
Brezovica ende e pa privatizuar ?!
This entry was posted in Lajme Ditore and tagged AKP, brezovica, privatizimi. Bookmark the permalink.