Brezovica me Qendër të Re Skijimi

Një studim i madh realizuar nga një prej ndërtuesve kryesorë të qendrave të skijimit në botë pritet të paraqes planet për një qendër dimërore, të gjerë, në afërsi të vendskijimeve ekzistuese në Brezovicë.

Ky plan i zgjeruar për një qendër të re për skijim – e cila do të jetë pesë herë më e madhe se qendra e Mavrovës në Maqedoni – do të duhet të shpallet me 6 shkurt, duke treguar propozimet e detajuara për qendrën e re.

Hulumtimi është bërë nga Ecosign Europa, një kompani e madhe në ndërtimin e qendrave të skijimit, pranë Hoëarth HTL, konsulent për industrinë e turizmit dhe Projekt AD.

Komisioni Europian vitin e kaluar e ka financuar projektin me 200,000 euro pas një ankete fillestare të bërë në këtë fushë, që rezultoi se lokacioni i ri ka potencialin më të madh për një qendre të re për skijim në Ballkan.

Dhe pas përpjekjeve të pothuajse një dekade për shitje të qendrës kryesore për skijim të Kosovës, ky propozim do t’i shmangë çështjet e vështira se si të privatizohen teleferikët aktualë.

Pjesa e parë e planit madhështor, gjithashtu e hartuar nga qendra ndërkombëtare për skijim Ecosign, është miratuar edhe nga Qeveria e Kosovës.

Plani propozon që zona e re e skijimit të rivendoset në një lokacion të ri malor, një fshat turistik, me pesë teleferik kryesorë dhe me më shumë se 25 km pista për skijim.

Qendra që do të ndërtohet pranë aktuales, do të jetë pesë herë më e madhe se qendra turistike Mavrovë, Maqedoni, që është një e treta e hapësirës së Banskos, të Bullgarisë, qendra më e madhe në rajon.

Vlera totale e teleferikëve të ri do të jetë 25 milionë euro por plani i tërësishëm nuk i parasheh edhe implikimet financiare të qendrës në tërësi, duke i përfshirë këtu edhe shtëpitë e reja, restorantet dhe hotelet.

Qendra e Re e Skijimit në Brezovicë

Plani gjithashtu parashikon një restorant malor në më shumë se 2,000 metra lartësi dhe 30 kilometra larg për këmbësorë, gjatë sezoneve verore, dhe një liqe artificial, për të inkurajuar vizita afatgjate.

Ndërsa propozimi do t’i shmangë radhët e gjata të privatizimit, por shpresat ngelen që terreni aktual të shitet në një të ardhme të afërt dhe e reja me të vjetrën të bashkohen.

Raporti i ri që do të publikohet muajin që vjen do t’i rishqyrtoj në hollësi financat e qendrës në përgjithësi, jo vetëm teleferikët.

Në një intervistë për Gazetën Jeta në Kosovë, Kjartan Bjornsson, ish-kryesuesi i misionit të Komisionit Europian në Kosovë, tha se Ecosign ishte “habitur” nga bukuria e lokacionit të ri dhe besojnë se po ofron një potencial marramendës për skijim në Ballkan.

“Lokacioni i ri është shumë, shumë i mirë,” tha ai. “Me investimin e njëjtë ne do të gjenerojmë punë të reja për tre herë më shumë”.

 

“Lokacioni i ri është shumë, shumë i mirë. Kjartan Bjornsson 

Ai shtoi se qendra e re është një “faqe e pastër”, me përjashtim të ndërtesave pa leje të cilat janë ngritur në Brezovicë gjatë dhjetë viteve të fundit, gjë që mund t’i largojë investitorët potencialë.

Ecosigns i ka thënë KE’së se teleferikët e ri do të jenë të vendosura në lokacionin e ri gjatë sezonit dimëror për skijim 2012. “Nuk është e mundshme, por shumë optimiste”, tha Bjornsson.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se implementimi i planit do të rezultojë në krijim të 2,000 vendeve të reja të punës në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe 5,000 vende pune të tjera, në mënyrë tërthorazi.

Një konflikt të ashpër kanë pasur Beogradi dhe Prishtina rreth pronësisë të qendrës aktuale që ka prishur një varg planesh rreth privatizimit të Brezovicës, gjatë dekadës së fundit dhe për ta shenduar atë në një destinacion dimëror për Ballkanin.

Në ndërkohë, objektet janë duke u dëmtuar keq. Numri i teleferikëve që janë në funksion ka rënë nga nëntë në dy që nga mbarimi i konfliktit të 1999’ës dhe hotelet kanë pasur shumë pak investime ose pothuajse asgjë gjatë kohës së fundit.

Bjornsson tha se nuk ka kuptim që të privatizohet gjendja e tanishme para se të hapet qendra e re sepse teleferikët e tanishëm dhe hotelet kanë një vlerë të vogël.

“Ne mendojmë se nuk do të kishte kuptim më të madh [të privatizohet tani], qendrës ka vlerë për sa i përket lokacionit”, tha ai./artikull i mare nga gazeta Jeta ne Kosove –  gazetajnk.com

This entry was posted in Lajme Ditore and tagged , , , . Bookmark the permalink.