
Pak ditë më parë ju shkruam se bora e madhe bllokoi Brezovicën e ishte gënjeshtër për 1 prill. Ndoshta do donim të ishte por nuk është ashtu, ç’do gje ka kohën e sajë dhe tani erdhi koha që bora ne Brezovicë te shkrihet, e at vend që u mësuam ta shohim të bardhë do e shohim të gjelbërt. Ashtu edhe si shkrova në titull të këtij artikulli, sezona 2009/2010 është mbyllur. Ky sezonë që shkoi u prit me munges te borës e më pastaj u shoqërua me erëra e stuhi, mjegull etj. Për të mirë kështu nuk shkoj ç’do ditë, teleferikët si gjithmonë nuk funksionin ç’do dite por prap ok, jemi mësuar. Ndonjë penges të madhe nuk pati përveç atij ortekut të vogël qe bllokoi rrugët për disa or.
Pasi që edhe sezoni po mbyllet edhe ne të dashur lexues do shkruajm më rrallë deri tek sezona 2010/2011, e cila shpresojm se do jetë më e mirë për te gjithë.
Nuk do të thotë këjo se më nuk keni për ç’farë ta vizitoni Brezovicën, Brezovica ka bukuri qe gjatë pranverës dhe verës mund të ju lëjn me gojë hapur, do ju sygjeroja ta vizitoni edhe gjatë kësaj kohe sepse keni ç’farë të shikoni.
Mbyllet sezona 2009/2010
This entry was posted in Lajme Ditore and tagged brezovica, sezona 2009/2010. Bookmark the permalink.