Brezovica e mbyllur per qarkullim edhe te dielen

Brezovica nuk hapet per qarkullim as neser perveq kesaj edhe moti nuk eshte i pershtatshem per skijim, reshje te vazhdushme dhe ere qe nuk len me punu as teleferikun i cili ka tri dite qe spo punon. Orteku eshte me permasa te mdhaja dhe po eshte problem me u pastru, thuhet se do merr disa dite kohe derisa qarkullimi per vetura te hapet prap. Te bllokuar lart tek qendra e skijimit mbeten shum skijetore tek te cilet jan dergu ushqime, ndersa ju mos u nisni edhe dy apo tri dite per ne Brezovice. Per te reja do njoftoheni.

Posted in Lajme Ditore | Tagged , , , | Leave a comment

Orteket bllokojn rrugen per ne Brezovice

Ortekat e shkaktuara sot nga erat e fuqishme kan blloku qarkullimin per ne qendren e skijimit. Policia e Kosoves po qendron ne hymje te rruges qe qon per ne qendren skijimit per te ndaluar qarkullimin derisa te pastrohet rruga, ndersa eshte punu per pastrimin e rruges po me shum veshtiresi pershkake te temperaturave te ftofta dhe erave qe nuk kan ndal hiq, ndersa pritet qe edhe neser ne mengjese mu kan e bllokune. Po edhe nese rruga hapet skijimi me shum gjasa eshte i pamundun ne keto era e per me teper qe as teleferiku nuk punon.

Posted in Lajme Ditore | Tagged , , , | Leave a comment

Brezovica me Qendër të Re Skijimi

Një studim i madh realizuar nga një prej ndërtuesve kryesorë të qendrave të skijimit në botë pritet të paraqes planet për një qendër dimërore, të gjerë, në afërsi të vendskijimeve ekzistuese në Brezovicë.

Ky plan i zgjeruar për një qendër të re për skijim – e cila do të jetë pesë herë më e madhe se qendra e Mavrovës në Maqedoni – do të duhet të shpallet me 6 shkurt, duke treguar propozimet e detajuara për qendrën e re.

Hulumtimi është bërë nga Ecosign Europa, një kompani e madhe në ndërtimin e qendrave të skijimit, pranë Hoëarth HTL, konsulent për industrinë e turizmit dhe Projekt AD.

Komisioni Europian vitin e kaluar e ka financuar projektin me 200,000 euro pas një ankete fillestare të bërë në këtë fushë, që rezultoi se lokacioni i ri ka potencialin më të madh për një qendre të re për skijim në Ballkan.

Dhe pas përpjekjeve të pothuajse një dekade për shitje të qendrës kryesore për skijim të Kosovës, ky propozim do t’i shmangë çështjet e vështira se si të privatizohen teleferikët aktualë.

Pjesa e parë e planit madhështor, gjithashtu e hartuar nga qendra ndërkombëtare për skijim Ecosign, është miratuar edhe nga Qeveria e Kosovës.

Plani propozon që zona e re e skijimit të rivendoset në një lokacion të ri malor, një fshat turistik, me pesë teleferik kryesorë dhe me më shumë se 25 km pista për skijim.
Continue reading

Posted in Lajme Ditore | Tagged , , , | Leave a comment

13 Janar, Fundjava

Nuk ju kemi shkru ne faqe qe prej rastit kur era dhe bora e madhe shkaktoj probleme ne rrjetin elektrik po me siguri na keni percjelle ne faqen tone ne facebook dhe jeni informu per ma te  rejat pas ati rasti. Gjate ksaj jave ka ra bore her pas here dhe ka mjaftushem per skijim, rruga deri tash eshte e hapun dhe e pastrune po per siguri eshte mire me i pas paisjet e dimrit per veture. Sa i perket teleferikeve dyshi i vjeter ka punu gati vazhdimisht ndersa munet me ndodh qe neser leshohet edhe dyshi i ri.

Posted in Lajme Ditore | Leave a comment

Lajm i ri, 7 Janar

Momentalisht Brezovica eshte pa rryme. Ekipi eshte duke e sanuar demin e shkaktuar prej eres. Nuk po punon asnje lift dhe rruga per atje eshte e bllokuar. Eshte formu nje kolone e madhe e kerreve prej Elektrokosoves deri poshte te kthesa. Po bie ende bore por me pak. Sasia e bores eshte permbi 1 meter !!! Nuk dihet a do te punojne edhe neser. Lajmi vjen prej SnowNjeri-it.

Posted in Lajme Ditore | Leave a comment